Atalanta dhe Roma përballen në Bergamo - formacionet zyrtare
18/12/2021
Atalanta dhe Roma do të zhvillojnë derbin e ditës së shtunë në elitën e futbollit italian Serie A.
Vendasit në këtë takim vijnë pas një serie fantastike prej gjashtë fitoreve radhazi, derisa mysafirët kanë një formë të luhatshme.
Sa herë janë përballur këto dy ekipe, spektakli në fushë nuk ka munguar dhe njëjtë pritet të jetë edhe sot.
Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti është titullar për vendasit, derisa Marash Kumbulla është në bankën rezervë të Romës.
Formacionet zyrtare:
Atalanta: Musso, Toloi, Gjimshiti, Palomino, Hateboer, De Roon, Freuler, Pezzella, Pasalic, Ilicic, Zapata.
Roma: Patricio, Mancini, Ibanez, Smalling, Karsdorp, Vina, Cristante, Veretout, Mkhitaryan, Zaniolo, Abraham.
/Telegrafi/


