Please enter at least 3 characters.

Astronautët mund të qëndrojnë në shpellat e Hënës, kur të ndalojnë në vitin 2024 (Foto)

2019/05/Astronautet-foto.jpg

Hëna mund të ketë struktura, në të cilat mund të qëndrojnë astronautët gjatë misioneve të ndryshme.

Dr Daniel Moriarty është shkencëtari lunar në NASA, që sygjeron se tubet e llavës, që kanë formuar shpella si tunele, mund të adoptohen si bazë qëndrimi, transmeton Telegrafi.

Meqenëse presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur gjatë muajit mars, se Shtetet e Bashkuara do të kthehen në Hënë më 2024, Nasa ka mundësi t’i qartësojë disa gjëra.

Agjencia hapësinore, që këtë mision e ka quajtur Artemis, konsideron se deri në vitin 2018, do të ndalojë në sipërfaqen lunare.

“Nuk mund ta ndryshojmë sipërfaqen e Hënës, vetëm mund të punojnë për ta përshtatur strukturën që është tani” ka thënë Moriarty gjatë një interviste nëpërmjet internetit.

Si pjesë e palneve, është të punohet në polet e errëta për të mbledhur sasinë e ujit që ndodhet i ngrirë në atë pjesë. Me këto plane, misioni i ri në Hënë mund të jetë edhe më i lehtë.

Zyrtarë të agjencisë, kaë bërë të ditur se kësaj rradhe astronautët do të qëndrojnë në Hënë, teksa ky është një hap i rrëndësishëm, për misionin që do të behët për ndalim në Mars. /Telegrafi/