Please enter at least 3 characters.

Aspak e hijshme nga Lacazette, pëlqen komentin ku ofendohet Xhaka dhe kërkohet shkarkimi i Emeryt

2019/10/AlexanderXhaka.jpg
310:"LONDON, ENGLAND - MARCH 10: Granit Xhaka of Arsenal celebrates with teammate Alexandre Lacazette after scoring his team's first goal during the Premier League match between Arsenal FC and Manchester United at Emirates Stadium on March 10, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Alexandre Lacazette është përfshirë në situatën e tensionuar te Arsenalit, pas barazimit (2-2) të të dielës në ndeshjen kundër Crystal Palace.

Ishte mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ai që vodhi kryetitujt e mediave sportive pas sjelljeve të tij kundrejt tifozëve në momentin e zëvendësimit.

Veprimi i tij ka nxitur reagime të shumta të tifozëve në rrjetet sociale, të cilët e kanë kritikuar edhe trajnerin Unai Emery, pasi skuadrës i shpëtoi nga dora fitorja, duke qenë se ishte në epërsi prej dy golash dhe në fund barazoi.

Një tifoz ka bërë një postim në Instagram ku e shan Xhakën për veprimin e tij, si edhe e kritikon trajnerin për dështimin e skuadrës.

Ndërsa këtë postim e ka pëlqyer futbollisti i Arsenalit, Alexandre Lacazette, i cili më pas ia ka hequr pëlqimin.

Natyrisht se ky veprim do t'i ngrejë tensionet ndërmjet dy bashkëlojtarëve dhe do të nxisë reagimin e trajnerit kundrejt sulmuesit francez, i cili pëlqen një kërkesë për shkarkimin e Emeryt. /Telegrafi/