Ashpërsohet gara për Rodrygon – një tjetër gjigant evropian ka shprehur interesim për të
Mund të ketë një emër të ri në garën e nxehtë për transferimin e yllit të Real Madridit, Rodrygo, këtë verë.
Reprezentuesi brazilian po përballet me një vendim të madh për të ardhmen e tij, pasi pati rol të kufizuar nën drejtimin e Xabi Alonsos në Kupën e Botës për Klube.
Megjithatë, çdo ofertë për ish-sulmuesin e Santos duhet të përmbushë kërkesat financiare të Real Madridit, pasi ai mbetet një aset i vlefshëm për klubin.
Alonso duket gjithnjë e më i hapur për ta shitur, bazuar në mungesën e rolit kyç të tij në planet fillestare, dhe Arsenali është përfolur si pretendenti kryesor.
Por, në një kthesë të papritur, Al Nassr gjithashtu është futur në garë për Rodrygon, me Cristiano Ronaldon që raportohet se ka kërkuar personalisht nga klubi të bëjë lëvizje për të në javët në vijim.
Real Madridi nuk do të pranojë ofertë nën 70 milionë për euro 24-vjeçarin, një shumë që Al Nassr mund ta paguajë menjëherë, ndërsa Arsenali do të ketë nevojë për kohë për ta mbuluar.
Në mes të betejës mes Arsenalit dhe Al Nassr, Paris Saint-Germain raportohet se është rikthyer në garë për Rodrygon, pas interesimit verën e kaluar.
Sipas ESPN Brasil, PSG tashmë ka kontaktuar me përfaqësuesit e Rodrygos në rast se ai vendos të largohet nga Madridi.
Interesi i klubit francez nuk ka shkuar më tej në këtë fazë, por Luis Enrique është një admirues i lojtarit dhe mund ta shtojë atë në një sulm yjesh në ‘Parkun e Princave’./Telegrafi/


