Asencio thyen heshtjen pas akuzës për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit
Mbrojtësi i Real Madridit, Raul Asencio, ka publikuar një deklaratë të gjatë për të dhënë versionin e tij lidhur me çështjen për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, ndërsa ka theksuar se tashmë çështja është mbyllur pas vendimit të gjykatës.
Asencio ka thënë se pas një periudhe të gjatë heshtjeje dhe respektimit të procesit gjyqësor, është shpallur i pafajshëm.
“Pas një periudhe të gjatë heshtjeje dhe duke respektuar një proces gjyqësor në të cilin kam pasur gjithmonë besim, tani mund të them se jam shpallur i pafajshëm”.
“Besoj se ka ardhur koha të them disa fjalë".
“Gjatë këtyre muajve kam kaluar një situatë të vështirë dhe, në disa raste, më është dashur të shoh informacione dhe opinione për mua të publikuara përpara se gjykata të kishte marrë një vendim”.
“E kuptoj dhe e respektoj punën e mediave, si dhe të drejtën për të informuar dhe shprehur opinione. Megjithatë, besoj se është e rëndësishme të kujtojmë se pas çdo lajmi qëndron një person dhe një familje, të cilët përballen me pasojat e gjithçkaje që publikohet”.
“Gjithmonë kam besuar se drejtësia, në fund, do t'i vendoste gjërat në vendin e tyre. Sot ekziston një vendim gjyqësor që flet vetë dhe e pranoj me qetësi, por edhe me kënaqësinë që mund ta mbyll një kapitull që ka qenë shumë i rëndësishëm për mua”.
“Nuk dua të ndalem te zhurma apo te momentet e vështira. Preferoj të kujtoj mbështetjen e njerëzve që qëndruan pranë meje dhe besuan tek unë gjatë gjithë kësaj kohe’.
“Dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë për familjen, miqtë, agjentin, avokatët dhe të gjithë ata që më mbështetën dhe më dhanë forcë atëherë kur kisha më shumë nevojë”.
🚨🚨 JUST IN: RAÚL ASENCIO CONVICTED OF DRUNK DRIVING!
The Real Madrid defender has been found guilty in Gran Canaria after admitting the offence and recording 0.90 mg/l, almost 4x the legal limit.
💰 €14,400 FINE
🚫 8-MONTH DRIVING BAN
⚠️ Another legal case involving Asencio… pic.twitter.com/wKb15lDhfU
— Speedline (@speedlne) September 2, 2026
“Gjithashtu dua të falënderoj Real Madridin dhe të gjithë njerëzit në klub që më kanë treguar besim dhe më kanë lejuar të vazhdoj të punoj, të rritem dhe të shijoj atë që dua më shumë: të luaj futboll”.
“Gjatë gjithë këtij procesi jam përpjekur të qëndroj larg tij, të fokusohem te puna dhe të vazhdoj përpara. Sot mund ta bëj këtë me qetësinë që vjen nga fakti se gjithmonë kam besuar te e vërteta”.
“Atyre që kanë folur për mua gjatë këtyre muajve, u kërkoj vetëm që tani, pasi gjykatat kanë dhënë vendimin e tyre, edhe kjo pjesë e historisë të trajtohet me të njëjtin kujdes. Nuk dua polemika dhe as të shikoj pas. Dua ta mbyll këtë kapitull me respekt, me kokën lart dhe me një dëshirë të madhe për të ecur përpara”.
“Dua gjithashtu t'i referohem incidentit që lidhet me drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit. Më vjen thellësisht keq për atë që ndodhi dhe e pranoj plotësisht përgjegjësinë time. Ka qenë një përvojë nga e cila kam mësuar shumë dhe jam absolutisht i sigurt se diçka e tillë nuk do të përsëritet”.
“Tani dua të shikoj përpara, të vazhdoj të punoj, të rritem dhe të fokusohem te ajo që dua më shumë: të luaj futboll”.
“Tani është radha ime të flas. Dhe jam plotësisht dakord me trajnerin tim: jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj”.
“Hala Madrid. Për këtë nuk duhet të ketë asnjë dyshim”, përfundoi Asencio.
Jose Mourinho kishte konfirmuar më herët se ishte i irrituar nga veprimi i mbrojtësit, por tashmë çështja është mbyllur dhe Asencio kërkon të fokusohet te futbolli dhe e ardhmja e tij. /Telegrafi/


