Please enter at least 3 characters.

Asamoah: Morëm pikë të rëndësishme (Video)

2016/01/asamoah-mor-euml-m-pik-euml-t-euml-r-euml-nd-euml-sishme_hd.jpg

Ganezi ishte golashënuesi i vetëm në triumfin prej 1-0 të Bianconerëve në Juventus Arena.

“Nuk ishte lehtë të luash ndaj një top-ekipi si Fiorentina, prandaj jam i kënaqur me rezultatin. Morëm tri pikë shumë të rëndësishme”, është shprehur 25-vjeçari.

Pas kësaj fitoreje, Juventusi ka 14 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Roma, që këtë mbrëmje (e diel) zhvillon ndeshjen e vështirë ndaj Napolit.

Ndryshe, Juventusi do të ketë punë me Fiorentinan edhe në të tetën e finales së Europa League. /Telegrafi/