Please enter at least 3 characters.

Arteta nuk po mjaftohet me Gyokeres, kërkon transferimin e këtij super sulmuesi

Arsenali raportohet se po e monitoron sulmuesin e Galatasarayt, Victor Osimhen, teksa klubi ka nisur tashmë një vlerësim të detajuar skautimi për sulmuesin nigerian.

Sipas gazetës sportive spanjolle AS, drejtori sportiv i Arsenalit, Andrea Berta, ishte i pranishëm në derbin e së shtunës në Stamboll mes Galatasarayt dhe Fenerbahces për ta vëzhguar nga afër sulmuesin.

Napoli pagoi një shumë rekord për klubin prej 75 milionë eurosh për ta transferuar Osimhenin nga Galatasaray verën e kaluar, dhe sulmuesi e ka justifikuar këtë investim me 27 gola dhe asistime në 31 paraqitje këtë sezon.

Arsenali e transferoi Viktor Gyokeres nga Sportingu për 67 milionë euro para sezonit aktual. Suedezi ende nuk i ka përmbushur plotësisht pritshmëritë, veçanërisht në aspektin e lojës, ndonëse ka shënuar 21 gola në 49 ndeshje zyrtare me “Topçinjtë”, ndaj klubi thuhet se po mendon për një tjetër përforcim të madh në qendër të sulmit.

Galatasaray do të kërkonte të paktën të rikuperojë shumën e investuar për Osimhenin, nëse vendos ta shesë.

Sipas AS, Berta nuk e kishte në vëzhgim vetëm Osimhenin gjatë derbit; edhe portieri i Galatasarayt, Ugurcan Çakir, si dhe mesfushori ofanziv Baris Alper Yilmaz, kishin tërhequr më herët vëmendjen e tij.

Bayern Munich raportohet se e monitoron gjithashtu prej kohësh Osimhenin, teksa kërkon një pasues afatgjatë për Harry Kanen, i cili do të jetë 33 vjeç verën e ardhshme./Telegrafi/