Please enter at least 3 characters.

Arta Nitaj: Kohëve të fundit më paragjykojnë për çdo lëvizje

2020/06/aa.png

Prezantuesja, aktorja dhe modelja e njohur, Arta Nitaj, po vazhdon të jetë një personazh mjaft i komentuar në faqet rozë dhe jo vetëm.

Bukuroshja, e cila në Instagram për vetëm pak kohë ka grumbulluar 230 mijë ndjekës, shpesh ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme.

Krahas paraqitjeve atraktive në rrjetet sociale, artistja nga Peja përflitet tejet shumë për jetën dhe karrierën profesionale.

Arta Nitaj (Foto: Instagram)

Ajo mbrëmë ka qenë e ftuara e radhës në emisionin 'Prive' në rubrikën ’25 pyetje’, ku është përgjigjur për shumë gjëra rreth vetes së saj.

E pyetur se për çfarë paragjykohet më shumë, Arta tregon se kohëve të fundit është paragjykuar për çdo lëvizje që ka bërë.

“Se di, po më duket kohët e fundit për çdo lëvizje”, ka thënë ajo.

Përkundër aludimeve dhe thashethemeve të shumta, modelja Nitaj tregon se aktualisht është beqare. /Telegrafi/