Please enter at least 3 characters.

Arta Elezaj po vazhdon të sjellë poza të reja nga pushimet, ndërsa vjen në bikini duke marrë rreze dielli

2021/10/artaelezaj-246574998_292069939240043_4077035525533219935_n-e1634823959684.jpg

Modelja dhe aktorja nga Klina, Arta Elezaj, po vazhdon t’i shijojë pushimet në një vend luksoz.

Kaçurrelja, e ndjekur nga fansa të shumtë në rrjete sociale, shpesh bën azhurnime rreth jetës e karrierës profesionale.

Dhe së fundmi meqë është në një udhëtim, ajo ka ndarë një fotografi në bikini ku ka vënë në pah linjat trupore.

Bukuroshja shqiptare shfaqet e shtrirë në një ‘shezllon’ derisa merr rreze dielli në një pamje të mahnitshme.

“E pashqetësuar”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë fotografisë.

Ndërkohë reagimet kanë qenë të menjëhershme dhe postimi për pak minuta mblodhi afro një mijë pëlqime.

Elezaj këtë kohë ka qenë më pasive dhe nuk ishte pjesë e ndonjë projekti që nga seriali “O sa mirë”. /Telegrafi/