Please enter at least 3 characters.

Art Without Limit International Film Festival 2026

Art Without Limit International Film Festival rikthehet në Prishtinë me edicionin e shtatë, duke sjellë një program filmik që promovon përfshirjen, të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe fuqinë e artit si mjet për ndryshim shoqëror. I organizuar nga Art Without Limit, festivali është shndërruar në një platformë ndërkombëtare që promovon barazinë, diversitetin dhe dialogun përmes kinemasë.

Festivali mbahet çdo vit në prag të 3 Dhjetorit - Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, duke bashkuar kineastë, artistë dhe publikun në një ngjarje që vë në qendër historitë frymëzuese dhe vlerat e gjithëpërfshirjes.

Detajet

Data: 1–3 dhjetor 2026

Koha: 19:00 – 20:30

Vendndodhja: Kino Armata, Prishtinë

Programi?

Programi i festivalit përfshin:

  • Ceremoninë zyrtare të hapjes
  • Shfaqjen e filmit hapës
  • Projeksione të filmave nga vende të ndryshme të botës
  • Takime me artistë, kineastë dhe mysafirë ndërkombëtarë
  • Aktivitete që promovojnë dialogun, barazinë dhe përfshirjen
  • Ceremoninë përmbyllëse të festivalit

Programi i detajuar do të publikohet nga organizatorët para fillimit të festivalit.

Arsyet pse duhet të merrni pjesë

  • Për të ndjekur filma cilësorë nga vende të ndryshme të botës
  • Për të përjetuar një festival ndërkombëtar që promovon gjithëpërfshirjen dhe diversitetin
  • Për të mësuar nga histori reale që nxisin barazinë dhe ndryshimin pozitiv
  • Për të takuar artistë, kineastë dhe mysafirë ndërkombëtarë
  • Për t'u bërë pjesë e një komuniteti që mbështet artin, dialogun dhe të drejtat e njeriut

Informatat tjera për biletat, pjesëmarrësit:

Hyrja në festival është falas.

Për informata shtesë rreth programit dhe aktiviteteve të festivalit, vizitoni kanalet zyrtare të organizatorit.

Kontakt:

Webfaqe:
https://www.awl-filmfestival.com/

Facebook:
https://www.facebook.com/profile.php?id=100063622596154

YouTube:
https://www.youtube.com/@artwithoutlimitfilmfestiva8302

true