Please enter at least 3 characters.

Arsyeja e thjeshtë se përse ushtrimet fizike janë të mira për trurin

2017/04/1-671.jpg
127:"Blue sneakers, water and apple on black background. Concept of healthy lifestile and food, everyday training and force of will.
24:"Getty Images/iStockphoto

Shumë njerëz dhe hulumtime të ndryshme vazhdojnë ta përsërisin faktin se ushtrimet fizike janë të mira për trurin dhe për trupin në përgjithësi.

Ushtrimet fizike e zvogëlojnë rrezikun e shfaqjes së sëmundjes Alzejmer dhe mund ta zvogëlojnë plakjen e trurit për rreth 10 vite. Por tani hulumtimet e reja janë përqendruar të zbulojnë mënyrën se si saktësisht ushtrimet fizike e përmirësojnë shëndetin e trurit, transmeton Telegrafi.

Pas eksperimenteve të ndryshme, shkencëtarët kishin zbuluar se ushtrimet aerobike i përmirësojnë funksionet kognitive të një personi, ndërsa ushtrimet me rezistencë e përmirësojnë memorien.

Por, normalisht nuk janë këto të vetmet përfitime që vijnë nga ushtrimet fizike.

Sidoqoftë, si i shkaktojnë ushtrimet fizike kto efekte fitimprurëse? Në një studim të vogël – i cili nuk është publikuar ende – hulumtuesit, me ndihmën e ultrazërit, kishin studiuar 12 të rinj gjatë kohës që kishin qenë duke qëndruar ulur, duke ecur apo duke vrapuar. Hulumtuesit kishin parë se një rritje më e madhe e qarkullimit të gjakut kishte ndodhur kur meshkujt dhe femrat kishin qenë duke vrapuar, por edhe ecja kishte majftuar për të pasur efekte.

Kjo rritje e qarkullimit të gjakut është e nevjshme, pasi që i jep trurit më shumë punë për të kryer. /Telegrafi/