Please enter at least 3 characters.

Arsenali identifikon trasnferimin e katërt për këtë verë - Bitello i Gremio

2023/07/Bitello.png

Sipas gazetës braziliane UOL, Arsenali është i interesuar për mesfushorin e Gremio, Bitello dhe drejtori i Gunners - Edu është në kontakt me klubin për të tentuar të mbyllë marrëveshjen.

Klubi brazilian thuhet se e vlerëson lojtarin në rreth dhjetë milionë euro dhe do të vendosë një klauzolë shitjeje në kontratën e tij.

Bitello ka bërë 34 paraqitje për Gremion këtë sezon deri më tani, duke shënuar shtatë gola dhe duke asistuar në katër të tjerë.

Mesfushori është i aftë të luajë një rol qendror ose të shkojë në krahun e djathtë. Ka sugjerime se ai do të jetë rezervë i Bukayo Saka.

Arsenali tashmë ka nënshkruar me Kai Havertz, Jurrien Timber dhe Declan Rice në këtë afat kalimtar. /Telegrafi/