Please enter at least 3 characters.

Arsenali favoriti kryesor për transferimin e Tagliaficos

2019/04/GettyImages-1124720140.jpg
324:"AMSTERDAM, NETHERLANDS - FEBRUARY 13: Gareth Bale of Real Madridbattles for possession with Nicolas Tagliafico of Ajax during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Ajax and Real Madrid at Johan Cruyff Arena on February 13, 2019 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Nicolas Tagliaficio është dëshira e madhe e Arsenalit për krahun e majtë të mbrojtjes.

Mbrojtësi argjentinas është duke zhvilluar një sezon spektakolar me Ajaxin dhe ka rritur dukshëm vlerën e tij.

26-vjeçari iu bashkua gjigantit holandez vetëm janarin e vitit të kaluar dhe që nga ajo kohë ka bërë vend në formacionin titullar.

(Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Në 38 ndeshjet e zhvilluara, Tagliaficio ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime.

Mediat angleze kanë raportuar se Arsenali është skuadra favorite për të nënshkruar me Tagliaficion.

Topçinjtë kanë ofruar 25 milionë euro te Ajaxi për mbrojtësin e majtë dhe duket se kjo shumë është e mjaftueshme për transferimin e lojtarit.

Gjithsesi në garë mbetet edhe Real Madrid dhe Manchester United. /Telegrafi/