Please enter at least 3 characters.

Arsenali beson se do ta fitojë garën ndaj Tottenhamit për Ryan Fraser

2020/05/RyanFrases-1-e1590401867583.jpg
287:"SHEFFIELD, ENGLAND - FEBRUARY 09: Ryan Fraser of AFC Bournemouth wears a Heads Up campaign T-shirt prior to the Premier League match between Sheffield United and AFC Bournemouth at Bramall Lane on February 09, 2020 in Sheffield, United Kingdom. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali është duke e udhëhequr garën për shërbimet e anësorit të Bournemouth, Ryan Fraser – raporton Daily Mail.

Skocezit i përfundon kontrata në muajin e ardhshëm dhe ai do të jetë lojtar i lirë, kështu që Topçinjtë konkurrojnë me klubin rival, Tottenham Hotspur, për nënshkrimin e tij.

Skuadra e Mikel Artetas beson se do ta transferojë 26-vjeçarin përkundër konkurrencës së klubeve që duan të përfitojnë nga një lojtar me parametrat zero.

(Foto: Warren Little/Getty Images/Guliver)

Fraser nuk do të jetë i detyruar që të nënshkruajë kontratë të përkohshme me Bournemouthin që do të thotë se mund të largohet pas 30 qershorit.

Para një viti, Unai Emery dëshironte të shpenzojë 30 milionë funte (33.5 milionë euro) për lojtarin që tash Arsenali mund ta marrë pa para. /Telegrafi/