Please enter at least 3 characters.

Arsenali bën hap prapa, nënshtrohet nga Wolverhamptoni

2019/04/WolvesArsenal-2.jpg
281:"WOLVERHAMPTON, ENGLAND - APRIL 24: Mesut Ozil and Alexandre Lacazette of Arsenal look dejected during the Premier League match between Wolverhampton Wanderers and Arsenal FC at Molineux on April 24, 2019 in Wolverhampton, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali ka bërë hap fals në garën për top-katërshe duke pësuar humbje (3-1) si mysafir i Wolverhampton Wanderers.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 28-të të takimit me golin e Ruben Neves. Nuk zgjati shumë dhe u shënua goli i dytë i vendasve, realizues ishte Matt Doherty (37').

Diogo Jota e shënoi golin e tretë (Foto: David Rogers/Getty Images/Guliver)

Wolves nuk u ndalën me kaq. Në minutat shtesë të pjesës së parë (45'+2), ata e realizuan edhe golin e tretë përmes Diogo Jota.

Me disavantazh prej tre golash, Topçinjtë shkuan në pushim, ndërsa në pjesën e dytë nuk arritën që t'i ndryshonin gjërat, ashtu që e humbën këtë ndeshje. Një gol nderi e shënoi Sokratis (80').

Festa e lojtarëve të Wolverhampton (Foto: David Rogers/Getty Images/Guliver)

Arsenali mbetet në vend të pestë në tabelë me një pikë më pak se Chelsea që tash mban vendin e katërt dhe është në pozitë më të mirë për Ligën e Kampionëve.

Wolverhampton Wanderers janë ngritur në pozitën e shtatë në tabelë, mirëpo mbesin larg zonës evropiane.

Në xhiron e ardhshme, Wolves luajnë si mysafirë të Watfordit, kurse Topçinjtë si mysafirë të Leicester Cityt. /Telegrafi/