Please enter at least 3 characters.

Arsenal siguron kalimin tutje pas fitores ndaj Port Vales

Arsenal vazhdoi rrugëtimin e tij në EFL Cup me një fitore të qartë 2-0 në udhëtim ndaj Port Vales, duke siguruar kështu kalimin tutje në fazat e ardhshme të kompeticionit.

Golat për “topçinjtë” erdhën nga Eberechi Eze në minutën e 8-të dhe Leandro Trossard në minutën e 86-të, duke vulosur triumfin ndaj skuadrës së kategorisë së tretë.

Ky rezultat e shoqëroi Arsenalin me disa nga ekipet më të mëdha që gjithashtu siguruan avancimin tutje.


Manchester City, Chelsea, Newcastle, Tottenham dhe Liverpool regjistruan fitore bindëse në ndeshjet e tyre, duke konfirmuar favorizimin e tyre si pretendentë për trofeun.

Ky edicion po tregon një dominim të qartë të klubeve të mëdha. /Telegrafi/