Please enter at least 3 characters.

Arsenal – Man Utd, formacionet zyrtare të derbit të javës në Ligën Premier

2021/01/arsenal-vs-man-utd-1.jpg

Arsenali dhe Manchester Unitedi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Ligën Premier.

Topçinjtë janë nikoqir të Djajve të Kuq në takimin i cili pritet të zhvillohet në stadiumin Emirates me fillim nga ora 18:30.

Ekipi i drejtuar nga Mikel Arteta vjen nga një formë e lartë me katër fitore dhe një barazim nga pesë ndeshjet e fundit dhe synon tri pikët e radhës për t’u ngjitur edhe më lartë në tabelë.

Në anën tjetër, ekipi i drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer ka rënie të formës në ndeshjet e fundit dhe do të ishin të lumtur edhe me një barazim nga ky udhëtim i vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ku Granit Xhaka luan si titullar te vendasit.

Arsenal: Leno; Bellerin, Holding, Luiz, Cedric; Xhaka, Partey; Pepe, Smith-Rowe, Martinelli; Lacazette; Man Utd: De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw; McTominay, Fred; Pogba, Bruno, Rashford; Cavani /Telegrafi/