Please enter at least 3 characters.

Arrestohet ylli i YouTube, Nikita Dragun për shkak të sjelljes ndaj policëve

2022/11/Screenshot_12-16.png

Nikita Dragun u arrestua të hënën mbrëma pasi u kap duke ecur lakuriq në një pishinë të hotelit luksoz në Miami.TMZ raportoi se ylli i YouTube - emri i vërtetë i së cilës është Nikita Nguyen - dyshohet se kishte shëtitur në zonën e pishinës me kostumin e saj të banjës dhe ishte e çrregullt për orë të tëra.

Stafi i hotelit pohoi se kur i kërkuan që të vishte rrobat e saj, ajo me dashje hodhi ujë mbi ta, që ishte edhe momenti kur u thirrën policët.

Nikita Dragun

Megjithatë, në momentin që policia mbërriti atje, 26-vjeçarja ishte tërhequr në dhomën e saj të hotelit dhe po lëshonte muzikë të fortë.

Në përpjekje për ta vënë nën kontroll, oficerët e policisë dhe sigurimi i hotelit trokitën në derën e saj disa herë përpara se ajo t'i përshëndeste më në fund. Por kur i thanë se duhej të respektonte rregullat e hotelit, ajo dyshohet se përplasi derën.

Draguni dyshohet se hapi derën dhe u tha oficerëve: "Doni më shumë?" para se t'i hidhte një shishe me ujë.

Nikita Dragun

Ajo u arrestua në vend.

Pas incidentit, blogerja, që mburret me 8.9 milionë ndjekës në Instagram, u ndëshkua nga policët për sjellje të parregullt dhe për kundërvajtje.

Nikita Dragun

Ylli i mediave sociale u dërgua në Qendrën Korrektuese Turner Guilford Knight të Miami-Dade County. Megjithatë, është e paqartë nëse ajo është liruar.

Kjo nuk është hera e parë që Draguni përfshihet në polemika që nga fama e madhe që ka arritur. /Telegrafi/

Nikita Dragun