Please enter at least 3 characters.

Arrestohet shoferi i autobusit, dyshohet se shkeli një grua në Prishtinë

2017/07/autobus-1.jpg

Një femër ka vdekur në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendngjarje. Ndërsa është arrestuar shoferi i autobusit, i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Policia nuk ka dhënë shumë detaje lidhur me rastin, por ka thënë se në vendngjarje ka dalë edhe prokurorja kujdestare e cila ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.