Please enter at least 3 characters.

Arrestohet personi që transportonte migrantët drejt Serbisë

2017/06/arrest-3.jpg

Njësit policore kanë ndaluar një automjet në fshatin Jarinje të Leposaviqit.

Gjatë kontrollit është vërtetuar se shoferi transportonte dy meshkuj, të cilëve u kishte marrë 200 euro për t’i dërguar deri në Serbi, që pastaj ata tutje të vazhdojnë në shtetet e Evropës.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është konfiskuar vetura dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.