Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet për sulm dhe dëmtim prone
29/06/2026
Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ka sulmuar dy persona dhe ka dëmtuar pronë, në një rast të ndodhur mbrëmjen e së shtunës.
Sipas Policisë, rreth orës 20:20 në rrugët e kryeqytetit, i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka shkaktuar dëme materiale dhe ka sulmuar dy viktima, një mashkull dhe një femër shtetas të Kosovës.
Të dy viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor për lëndimet e pësuara.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente. /Telegrafi/


