Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një shtetas i Maqedonisë në Austri, dyshohet për pjesëmarrje në organizatat terroriste

2017/01/20170126175801.jpg

Një shtetas i Maqedonisë sot është arrestuar në Austir, nën dyshimet se është i lidhur me grupin e ashtuquajtur "Shteti Islamik". Një bullgar dhe 10 persona tjerë, mes tyre edhe shtetasi i Maqedonisë janë arrestuar në Austri nën dyshimin se janë pjesë e organizatave terroriste, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mes të arrestuarve ka tre shtetas të Austrisë, dy të Bosnjës, një sirian dhe një shtetas i Maqedonisë. Ata janë në moshën prej 21 deri 49 vjeçate.

Në këtë aksion kanë marrë pjesë 800 policë, që kanë pasur për qëllim kapjen e personave nga ish Jugosllavia , si të dyshuar se kanë krijuar rrjet të organizatave terroriste në Austri./Telegrafi/