Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një serb në Leshak – hyri ilegalisht në Kosovë

2024/04/policia-e-kosoves-3.jpg

Policia ka arrestuar një serb në Leshak, pasi që i njëjti dyshohet se ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.

I njëjti është arrestuar të mërkurën rreth orës 00:50.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb i cili dyshohet se ka hyrë ilegalisht në territorin e Republikës se Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/