Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person, sulmoi fizikisht dy zyrtarë policorë në Prishtinë

Dy persona janë arrestuar pasi kishin sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë të cilët i kishin shqiptuar një gjobë trafiku të dyshuarve.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:30 në rrugën “Bajram Bahtiri”, në Prishtinë.

Po ashtu bëhet e ditur se zyrtarët policorë kanë refuzuar tretmanin mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kishin sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, të cilët i kishin shqiptuar një gjobë trafiku të dyshuarve. Zyrtarët policor kanë refuzuar tretmanin mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/