Arrestohet një person në Vitomericë të Pejës, i janë gjetur para të falsifikuara dhe ka sulmuar policët
15/11/2018
Policia ka arrestuar të enjten një të dyshuar në Vitomoricë të Pejës pasi që kishte kanosur policët që kishin qenë në detyrë.
Kështu thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
"Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur dhe janë konfiskuar një kaçavidë dhe një kartëmonedhë 100 dollarë amerikanë, e cila dyshohet se është e falsifikuar. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje", theksohet në këtë komunikatë. /Telegrafi/


