Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person në Veles, dyshohet për vjedhje

2022/09/5e7ebde31e3c7_5e7eaa79156c4_arrest-2-780x439-1-e1662997294584.jpg

MPB njofton se dje kanë arrestuar një 44-vjeçar nga Velesi i cili dyshohet për vjedhje.

"Me datë 25.12.2022 rreth orës 21:00, zyrtarë policorë nga SVR Veles e kanë privuar nga liria SM (44) nga Velesi. Ai dyshohet se ka marrë disa sende nga Tregu i Gjelbër i Qytetit në Veles.

Gjërat e vjedhura i janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa personi është ndaluar në stacionin policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës", njoftojnë nga MPB./Telegrafi/