Arrestohet një person në Prishtinë për ngacmim ndaj ish-bashkëshortes
26/11/2025
Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion një të dyshuar mashkull, i cili akuzohet se ka ngacmuar në vazhdimësi ish-bashkëshorten e tij përmes rrjeteve sociale.
Ngjarja është raportuar rreth orës 09:30 në Prishtinë.
Gjatë procedurave policore, tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e tipit AK-47, së bashku me 16 fishekë, të cilat ai i posedonte pa autorizim.
Sipas autoriteteve hetimore, i dyshuari është intervistuar në prani të prokurorit kujdestar.
Me vendim të prokurorit, të dyja palët janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të vazhdojë të trajtohet nga organet kompetente. /Telegrafi/


