Arrestohet një person në Prishtinë për mosrespektim të urdhrit mbrojtës, kanosi bashkëshorten përmes telefonit
05/09/2024
Në Prishtinë, më 29 gusht 2024, një grua ka njoftuar policinë se është kërcënuar përmes telefonit nga bashkëshorti i saj.
I njëjti e kishte të ndaluar ta kontaktonte viktimën për shkak të një urdhri mbrojtës.
I dyshuari është arrestuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/


