Arrestohet një person në Podujevë për organizim të bixhozit të paligjshëm
23/11/2025
Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe zhvillim të bixhozit të paligjshëm.
Rasti është raportuar më 22 nëntor 2025, rreth orës 21:24.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit në lokalin e të dyshuarit m/k, njësitet policore kanë sekuestruar pajisje të përdorura për lojëra të fatit, si dhe 69.80 euro para të gatshme që dyshohet të jenë përfituar nga veprimtaria e paligjshme.
Pas intervistimit, dhe në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë./Telegrafi/


