Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person në Pejë, sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij

2023/02/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Rasti ka ndodhur ditën e hënë, rreth orës 15:00.

"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje", njofton policia.

Rastet e dhunës në familje janë shtuar kohëve të fundit në vendin tonë. /Telegrafi/