Arrestohet një person në Mitrovicë të Jugut, dyshohet se grabiti stoli ari dhe para
Foto: Ilustrim
10/08/2026
Një person është arrestuar në fshatin Shupkovc të Mitrovicës së Jugut, nën dyshimin se me përdorim force kishte depërtuar në shtëpinë e një personi dhe kishte vjedhur stoli ari dhe para të gatshme.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 9 gusht, ndërsa i dyshuari është arrestuar lidhur me rastin e vjedhjes së rëndë.
Pas intervistimit në polici, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Telegrafi/


