Please enter at least 3 characters.

Udhëzonte votimin e Listës Serbe dhe ofronte pensione nga Serbia, arrestohet i dyshuari në Graçanicë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 04.06.2026 rreth orës 19:30 ka pranuar informatën e cila ndërlidhet me dyshimin se një person është përfshirë në kryerjen e veprës penale “dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.

Policia njofton se bazuar në hetimet zyrtare, dyshohet se një person i nacionalitetit serb ka ftuar qytetarë që të paraqiten në një lokal në fshatin Uglarë - Graçanicë, për t’i udhëzuar se si të votojnë subjektin dhe kandidatët politikë të Listës Serbe, ku në këmbim të votës dyshohet se atyre ju është premtuar se do të përfitojnë pensione sociale nga shteti i Serbisë.

"Njësitë relevante policore në lidhje me rastin kanë kryer kontroll në lokalin dhe në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë sekuestruar dëshmi që lidhen me dyshimet për kryerjen e veprës penale.

Është arrestuar personi i dyshuar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë", thuhet në njoftim.

"Si zakonisht, inkurajojmë të gjithë qytetarët që të mos bien pre e manipulimeve dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe institucionet kompetente, njëherit të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor, apo edhe jashtë tyre", thuhe tutje. /Telegrafi/