Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person në Fushë Kosovës, sulmoi policin

2019/09/arrestim-pranga-600.jpg

Një person është arrestuar pasi ka sulmuar dhe fyer një polic.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 17:44 në Fushë Kosovë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (zyrtar policor)”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/