Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, u kap në flagrancë nga policia

2020/09/Vjedhje-compressor-780x439-1.jpg

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti është zënë në flagrancë duke tentuar që të kryente vjedhje në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në raport. /Telegrafi/