Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person në Ferizaj për trafikim me njerëz

2022/09/Arrestim-Policia-e-Kosoves.jpg

Një person është arrestuar nën dyshimin se është përfshirë në veprën penale “Trafikim me njerëz”.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 18:00, në Ferizaj.

Tutje sipas raportit, me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj 16.12.2022 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se është përfshirë në veprën penale të lartcekur.  Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/