Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person në Drenas, për organizim të lojërave të fatit

2019/11/lojera-fati-850x594_6656.jpg

Një person është arrestuar në Drenas, pasi që që dyshohet se i njëjti ka organizuar lojëra të fatit.

Policia në lokalin e tij ka gjetur aparate të lojërave të fatit, pesë televizor për lojëra dhe një kompjuter të cilat janë sekuestruar nga njësia e Doganave të Kosovës.

Me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/