Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person në Deçan, i dyshuar për dhunim

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Deçan, i cili dyshohet për dhunim.

Rasti ka ndodhur të premten, në ora 11:45.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë proces të mbledhjes së provave lidhur me rastin.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/