Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person, dyshohet se ia vuri zjarrin një lokali në Fushë Kosovë

2022/07/Digjet-shtepia.jpeg

Një person është arrestuar pasi që dyshohet se i kishte vënë zjarrin lokalit një personi.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 20:02 në rrugën “Lidhja e Pejës”, në Fushë Kosovë.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i kishte vënë zjarrin lokalit të ankuesit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/