Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një kosovar në Vërmicë, dyshohet për kontrabandim me migrantë nga Pakistani

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Vërmicë të Prizrenit, nën dyshimin për kontrabandim me migrantë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur në orët e para të së martës, rreth orës 01:20, kur i dyshuari është kapur në flagrancë duke transportuar tre shtetas të Pakistanit.

Tre shtetasit pakistanezë janë trajtuar si viktima të rastit dhe ndaj tyre po zbatohen procedurat e parapara me Ligjin për të Huajt.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente. /Telegrafi/