Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një 33-vjeçar në Prilep, kërkohej me fletarrest

2016/03/Policia-e-Mk.jpg

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje në Prilep është arrestuar një 33-vjeçar pasi për të ishte shpallur fletarrest për mbajtjen e dënimit me burg.

“Më datë 23.12.2021 në vendin e quajtur “Gjumushica” në Prilep, policët e Stacionit Policor në Prilep kanë arrestuar A.I.(33) nga Prilepi.

Për të është shpallur fletarrest nga Gjykata Themelore Prilep për mbajtjen e dënimit me burg prej një viti e gjashtë muaj. Ai është dërguar në Burgun e Prilepit për mbajtjen e dënimit”, qëndron në njoftim