Please enter at least 3 characters.

Arrestohet në Suharekë personi që dyshohet se dhunoi një të mitur vitin e kaluar

2023/02/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Një person është arrestuar në Suharekë, si i dyshuar për dhunimin e një të miture.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit të kaluar, ndërkaq i dyshuari është arrestuar pas një pune hetimore.

“Suharekë, nëntor 2022. Njësiti i hetimeve gjatë një pune hetimore, nën dyshimin e kryerjes së veprës së lart-cekur, kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar”, thuhet në raportin policor.

Gjatë intervistës, i njëjti ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me viktimën e mitur.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur më tej nga policia. /Telegrafi/