Please enter at least 3 characters.

Arrestohet në Prishtinë shtetasi serb me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari, një shtetas serb, është kapur të enjten rreth orës 16:00 në Prishtinë, gjatë një aksioni të njësive policore që po monitorojnë personat në kërkim nga drejtësia, përcjell Telegrafi.

Burime nga policia bëjnë të ditur se pas verifikimit të të dhënave, është konfirmuar se ndaj tij ekzistonte një urdhërarrest ndërkombëtar, për shkak të veprave të dyshuara penale të cilat janë në procedim nga autoritetet kompetente jashtë vendit.

I arrestuari është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejshme, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet e drejtësisë ndërkombëtare për trajtimin e mëtejmë të rastit dhe për zbatimin e marrëveshjeve për ekstradim dhe bashkëpunim policor. /Telegrafi/