Please enter at least 3 characters.

Arrestohet e dyshuara në Pejë, kishte tentuar ta sulmojë motrën

2024/02/konference-Policia-e-Kosoves-pajisjet-te-reja-Patrulla-Intelegjente-foto-Ridvan-Slivova-9.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarën në Pejë, pasi e njëjta dyshohet se ka tentuar ta godasë fizikisht motrën e saj.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 08:33.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, e cila kishte tentuar ta godasë fizikisht motrën e saj, viktimën femër kosovare”, thuhet në raport.

E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/