Arrestohen pesë persona për vjedhje të rëndë në Gjilan, gjësendet i kthehen pronarit
27/04/2026
Pesë persona janë arrestuar në Gjilan nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”.
Sipas njoftimit, të dyshuarit meshkuj kosovarë dyshohet se ditë më parë kishin depërtuar me forcë në një shtëpi të një viktime mashkull kosovar, nga ku kishin vjedhur gjësende të ndryshme.
Policia ka bërë të ditur se gjatë hetimeve janë identifikuar dhe arrestuar të pesë të dyshuarit, ndërsa gjësendet e vjedhura janë sekuestruar dhe i janë kthyer pronarit të ligjshëm.
Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është në procedurë të mëtejshme hetimore. /Telegrafi/


