Arrestohen dy të mitur në Ferizaj për zjarrvënie, ishin cytur nga një person që është në kërkim policor
26/10/2024
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy të mitur në Ferizaj për zjarrvënie.
Rasti ka ndodhur të enjten në ora 03:25
“Lidhur me rastin më 25.10.2024 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë- të mitur, pasi që të njëjtit dyshohet të jenë cytur për të kryer veprën me para nga një i rritur i cili është në kërkim policor”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/


