Arrestohen dy shtetas të huaj në Lipjan për prishje të rendit, njëri dëmtoi edhe zyrën e intervistimit në stacionin policor
06/06/2025
Policia e Kosovës ka bërë të ditur arrestuar dy shtetas të huaj në Lipjan.
Rasti ka ndodhur të enjten në ora 18:50.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të huaj pasi që të njëjtit kanë prishur rendin dhe qetësinë publike. Njeri nga të dyshuarit në stacion policor në shenje revolte ka dëmtuar derën e zyrës së intervistimit”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/


