Arrestohen dy persona, kapen me dy mijë euro false
13/04/2017
Policia ka arrestuar dje në Prishtinë dy të dyshuar pasi që tek të njëjtit janë gjetur dhe janë konfiskuar 2 mijë euro.
Bankënotat që dyshohet të jenë të falsifikuara janë nga 100 euro.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.


