Please enter at least 3 characters.

Arrestohen 30 persona, nuk respektuan vendimet e Qeverisë për kufizim të lëvizjes

2020/04/92099714_1571847992966434_4699604952459247616_n-780x439-2.jpg

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve ka arrestuar 30 persona të cilët nuk kanë zbatuar vendimet e Qeverisë lidhur me pandeminë COVID-19.

Arrestime pati në disa komuna të Kosovës.

Vetëm në Prizren u arrestuan 19 persona, Ferizaj 7, Prishtinë 3 dhe në Mitrovicë 1.

Rastet e plota:• Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 19.04.2020-13:30. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. Rr. Bekim Lushaku, Podujevë 19.04.2020 – 16:20. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.• Rr. Bekim Lushaku, Podujevë 19.04.2020 – 16:40. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.• Hani Elezit 19.04.2020 – 11:25. Janë shoqëruar në stacionin policore tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.• Hani Elezit 19.04.2020-15:50. Është shoqëruar në stacion policor dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.• Fsh. Greme, Ferizaj, 20.04.2020 – 00:30. Janë shoqëruar në stacionin policore tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.• Rr. Rrust Kabashi, Prizren 19.04.2020 – 14:00. Janë intervistuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit nuk iu kishin përmbajtur dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.• Rr. Rrust Kabashi, Prizren 19.04.2020 – 14:20. Janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit nuk iu kishin përmbajtur dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.• Rr. Adem Jashari, Prizren 19.04.2020-17:11. Janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë takuar me veturë gjatë epidemisë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.• Rr. Brigada 123, Prizren 19.04.2020-21:15. Janë intervistuar gjashtë (6) të dyshuar meshkuj kosovar, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë, kohën e lëvizjes. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.• Fsh. Zhur, Prizren 19.04.2020 - 19:10. Është intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, kohën e lëvizjes. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.• Fsh. Shajna, Prizren 19.04.2020 - 16:45. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, kohën e lëvizjes. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.• Fsh. Brod, Dragash 19.04.2020 – 14:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, kohën e lëvizjes. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.• Fsh. Brod, Dragash 19.04.2020 – 14:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, kohën e lëvizjes. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.• Rr. Mamushë - Suharekë, Prizren 19.04.2020-17:05. Janë intervistuar dy (2) të dyshuar meshkuj kosovar, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë, kohën e lëvizjes. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.• Fsh. Skoqne, Vushtrri 19.04.2020-10:36. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar duke transportuar dru pa dokumente përkatëse. Masa drunore është konfiskuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/