Please enter at least 3 characters.

Arrestimi i avokatit shqiptar, i dehur dhe shante policët (Video)

2016/12/gjokutaj.jpg

Policia e Tiranës ka ndaluar avokatin Genc Gjokutaj, pasi ka kundërshtuar urdhrin e policisë për të ndaluar.

Gjokutaj është arrestuar pranë stadiumit “Qemal Stafa” teksa drejtonte automjetin e tij dhe ka rezultuar se kishte konsumuar alkool tej normave të lejuara.

Mesa duket kjo është një shkelje e përsëritur nga avokati Gjokutaj, të cilit në muajin shkurt të këtij viti iu hoq patenta për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Në momentin e ndalimit ai ka fyer efektivët e policisë, shkruajnë mediat shqiptare.

arrestohet avokati genc gjokutajby lapsi-al