Please enter at least 3 characters.

Armatura 70 centimetra i ngulet në anus dhe i depërton deri në gjoks, punëtori shpëton mrekullisht (Foto, +18)

2018/02/1-82.jpg
74:"Low angle view of medical team in the operating theater performing surgery

Një punëtor ndërtimtarie ka shpëtuar mrekullisht, pasi një armaturë e ndryshkur i është ngulur në prapanicë dhe i ka depërtuar deri në gjoks.

Punëtori i paemëruar është dërguar me urgjencë në spital, pasi është rrëzuar nga 3 metra lartësi derisa po punonte në Chenzou të Kinës, transmeton Telegrafi.

64-vjeçari kishte rrëshqitur dhe ishte rrëzuar në një armaturë gjigante, që zakonisht përdoret për të përforcuar betonin.

Mjeku Zhang Jianwen, ka deklaruar se armatura 70 centimetra e gjatë i është ngulur në prapanicë dhe kishte përfunduar në gjoks.

Për fat të mirë armatura e ndryshkur nuk kishte prekur organet vitale, edhe pse mushkëritë i janë dëmtuar paksa. /Telegrafi/